This website does readability filtering of other pages. All styles, scripts, forms and ads are stripped. If you want your website excluded or have other feedback, use this form.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia boton librin "Jeta Ime" - Arkiva Shqiptare e Lajmeve

  • Kreu
  • Ora News
  • Ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia boton librin "Jeta Ime"

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia boton librin "Jeta Ime"

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia ka botuar librin e tij të radhës të titulluar "Jeta Ime" Kujtime, nga shtëpia botuese "Toena". Libri është një përmbledhje prej 10 kapitujsh, në faqet e të cilëve, shkruhen ngjarjet e jetës së tij, që nga koha e rinisë, vitet e kaluara si partizan, marrëdhëniet me bashkimin sovjetik, me kinën komuniste, vitet pas vdekjes së Enver Hoxhës, kohën në pushtet. Në këtë libër ai flet gjithashtu dhe për marrëdhëniet e tij me Sali Berishën, dhe Fatos Nanon.

Në 500 faqet e këtij botimi, Ramiz Alia, transmeton meditimet për një periudhë gati 70 vjecare, ku ai ndricon disa nga momentet më të rëndësishme dhe më delikate për popullin shqiptar.

Në hyrjen e këtij botimi, Alia shkruan se cdo gjë e hedhur në këtë libër, është kujtim, i cdo ngjarjeje të rëndësishme politike por jo vetëm, të jetës së tij.

Ai vazhdon duke i kërkuar falje popullit shqiptar për shkak të mos zhvillimit më të madh të vendit, si dhe për vuajtjet që iu janë shkaktuar njerëzve nga lufta e klasave.

Në kapitullin në të cilin flet për kryeminstrin Berisha, ai shkruan se nuk ia ka sugjeruar as atij, dhe askujt tjetër, angazhimin në formacione të caktuara politike. Kurse për Fatos Nanon, Alia shkruan se në fund të viteve 80, te ai ka parë një kuadro mjaft të përgatitur, në fushën e ekonomisë.

Në faqet e këtij libri, drejtuesi i fundit i komunizmit në Shqipëri, e krahason kapitalizmin e sotëm në vendin tonë, me atë të kohës së mbretit Zog, një kapitalizëm të egër, grabitqar, dhe primitiv.

Ky libër është botuar nga Ramiz Alia, në një moshë 85-vjeçare, pas një karriere të gjatë dhe aktive politike.

lexo me tej +

Dokumentet sekrete të STASIT në një ekspozitë në Tiranë

lexo me tej +

Bujar Alimani fiton Grand Prix në Varshavë

lexo me tej +

«Vëllai im Arthur Rimbaud»

lexo me tej +

Helena Kadare: Jeta përkrah Ismail Kadaresë

lexo me tej +

Rimbaud, ky gjeni!

lexo me tej +

Gjurmë Shqiptare: Ushtria e Enver Hoxhës (Video)

Reklama

Lajmet e fundit

Reklama

Rreth nesh

Infoarkiva është një projekt i mirëfilltë informatik. Sistemi ka si qëllim grumbullimin e informacionit mediatik shqiptar, përpunimin e tij bazuar mbi teknika auto-inteligjente dhe më tej prezantimin tek të gjithë përdoruesit. Aktualisht i gjithë ky informacion mblidhet nëpërmjet internetit me anë të agjentëve tanë të informacionit.

Abonime

Abonohuni per te pare lajmet e fundit direkt ne emailin tuaj

Mbështetës

Hostuar nga Host.al .AL Domain
Mbeshtetur dhe nga Shqiperia.com , RealEstate.al, Auto.al

Na ndiqni në rrjetet shoqërore

Një Projekt i ShqiperiaCom 2008-2016.
Të gjitha të drejtat e lajmeve u përkasin autorëve dhe publikuesve